Fundjava e kaluar ka qenë e frytshme për komunën e Pejës. Në Spitalin e Përgjithshëm janë sjellë në jetë 10 fëmijë.
Në raportin e Spitalit janë shënuar nëntë lindje normale dhe një me operacion cezarian, ndërsa kanë lindur tre djem dhe shtatë vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Repartet e tjera të spitalit kanë kryer 13 operacione në vikend, ndërsa shtatë pacientë janë transferuar për në QKUK.
Ndryshe për gjatë gjithë vikendit personeli i Spitalit të Pejës ka shërbyer 664 pacientë. /Gazeta Shneta/