Kur jeni shtatzënë, është e vështirë të mbani mend se çfarë ushqimi dhe pije ju duhet të shmangni dhe çfarë mund të vazhdoni ti përdorni tutje: ruajtja e një diete të shëndetshme është një pjesë e rëndësishme e shtatzënisë, pasi ajo ju ndihmon të ushqeni trupin tuaj dhe fëmijën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ka shumë diskutime rreth asaj nëse çaji bimor është i sigurt gjatë shtatzënisë, veçanërisht për shkak të përmbajtjes së fshehur të kafeinës e cila duhet të kufizohet gjatë kësaj periudhe shkruan Motherandbaby.co.uk.
Si me të gjitha çajet e tjera bimore, çaji i xhenxhefilit është i sigurt gjatë shtatzënisë kur merret me moderim (brenda limiteve 2-3 gota në ditë).
Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, çaji i xhenxhefilit mund të jetë veçanërisht i dobishëm pasi mendohet të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së mëngjesit dhe të përzierave transemton Gazeta Shneta.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
Përfitimet e çajit xhenxhefil për gratë shtatzëna:
-Ndihmon në sëmundjen e mëngjesit;
-Xhenxhefili, shpesh rekomandohet kur ke fytë të ftohtë ose të lënduar. Ka vetitë anti-inflamatore qetësuese që mund të luftojnë bakteret e këqija;
– Ndihmon tretjen duke nxitur eliminimin e gazit të tepërt nga sistemi i tretjes dhe lehtëson traktin e zorrëve;
-Vetitë antiinflamatore të xhenxhefilit do të thotë se ka potencial për të përshpejtuar riparimin e muskujve pas stërvitjes;
– Rregullon sheqerin në gjak ku konsumimi i sasive të vogla të xhenxhefilit në çaj mund të jenë të dobishme tek diabeti gestational që disa gra vuajnë gjatë kësaj faze të shtatzënisë;
– Rregullon kolesterolin duke ulur nivelet e kolesterolit të keq LDL;
-Xhenxhefili mund të ndihmojë me stresin dhe ankthin poashtu përmban 14 përbërës unik dhe antioksidantë të cilët mund ta mbrojnë trurin nga stresi si dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim në nivelet e serotoninës që mund të pakësojë ankthin;
-Xhenxhefili rritë imunitetin tuaj, njihet si antibakteriale dhe antiinflamatore, cilësi këto që kontribojnë në një trup të shëndetshëm;
– Sipas një studimit të fushës onkologjike thuhet se xhenxhefili mund të pengojë disa forma kanceroze si dhe të ketë fuqinë për të vrarë qelizat ekzistuese të kancerit dhe për të parandaluar përhapjen e tumoreve./Gazeta Shneta/