Ekziston një listë e gjatë e gjërave që mund të ndodhin gjatë gjumit – ecja në gjumë, seksi në gjumë, madje edhe të zgjoheni dhe të keni të pamundur për të lëvizur trupin. Por sa u përket zhurmave që bëni, ato janë shumë normale apo jo?
Por, jo çdo zhurmë që e bëni gjatë natës është thjeshtë gërhitje normale. Në fakt, është një gjendje e quajtur Katathrenia, apo rënkimet në gjumë, që është shumë më e përhapur se sa mendoni, shkruan Prevention transmeton Gazeta Shneta
Përderisa hulumtimi tregon se rënkimet në gjumë janë të rralla— duke prekur kështu rreth 0.3 deri në 0.5% të popullsisë— mund të ndodhë që kjo shifër është më e lartë pasiqë kjo gjendje shpesh nuk vërehet dhe mbetet e pa raportuar, tregon Rajkumar Dasgupta, MD, asistent profesor në klinikën mjeksore në shkollën e mjeksisë Keck, në Universitetin Jugor të Kalifornisë.
Pra si mund ta dini nëse ju— apo se partneri juaj—vuani nga rënkimet në gjumë? Këtu, gjithçka që duhet të dini rreth Katathrenias.