Në raportin e fundit 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) është bërë e ditur se nga 469 testime të kryera janë shënuar zero raste pozitive.
E për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i kënaqur me punën e Qeverisë së tij, pasi vaksinimi kundër Covid është një nga arsyjet e këtij rezultati shkruan Gazeta Shneta.
“Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit.”
Sipas Kurtit, rezultatet janë të dukshme dhe se tani më vendi ynë ka shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën me të ulët të vdekjes.
Krejt në fund, ai apelon tek qytetarët që të vaksinohen, me dy doza apo edhe me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid.
“Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin.”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta Shneta/