Kur Daniele pa një postim në facebook të një nëne, e cila kishte gjetur një zgjidhje të çuditshme për gjidhënien, edhe ajo nuk hezitoi ta bënte të njëjtën.
“Unë kam pasur mastitë katër herë me djalin tim 6-muajsh. Kam provuar gjithçka, me nxemje, fërkim, pompim, dushë të nxehtë, gjithçka”, ka treguar ajo për Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe zgjidhja ishte sa e thjeshtë aq edhe e çuditshme – vibratori.
“Nuk dhemb nëse përdor vibrator. Ishte shumë më pak e dhimbshme sesa metodat tjera që i kam provuar”, ka shtuar ajo.
Nëna ka treguar se prej se përdor vibratorin, kanalet e gjirit janë çliruar dhe nuk ka pasur më asnjëherë mastitë. /Gazeta Shneta/