Shqisat e një foshnje fillojnë të zhvillohen në një rend të parashikueshëm, thotë Heidelise Als, një profesoreshë e psikologjisë në Harvard. Dhe e para që vjen në bord është prekja.
Prekja
Në javën e tetë të shtatzënisë, një fetus i përgjigjet prekjes rreth buzëve dhe faqeve, dhe në javën e 11-të, ai ka filluar të eksplorojë trupin dhe folenë e tij të ngrohtë me gojën, duart dhe këmbët, shkruan burimi Today’s Parent përcjell Gazeta Shneta.
Skanimet me ultratinguj tregojnë foshnjat që “prekin të pasmet e tyre, duke u mbajtur në kordonin e kërthizës, duke u kthyer dhe duke ecur lart e poshtë murit të qeskës amniotike në brendësi”, thotë psikologe Als.
Në mjedisin pothuajse pa peshë dhe të mbushur me lëngje të qeses amniotike, eksperte Als, beson se fetusi përdor prekjen për të qetësuar dhe mësuar veten.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
“Fetuset po vendosin rrjetet e tyre kortikale në tru,” thotë ajo. Kur foshnjat lindin para kohe, ata vazhdojnë të kërkojnë atë ndërveprim, por brenda një mjedisi dramatikisht të ndryshëm: njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU).
Fëmija i palindur, reagon fuqishëm edhe ndaj lëvizjeve të nënës së tij. Shumica e nënave, vërejnë se kur prekin barkun e tyre, foshnja kthehet prapa ose përgjigjet në njëfarë mënyre, thotë Als.
Hulumtimet tregojnë se foshnjat e palindura i përgjigjen më shumë sesa thjesht prekjes fizike – ata i përgjigjen edhe gjendjes emocionale të nënës së tyre.
Kur nënat shikojnë filma të trishtuar, foshnjat lëvizin më pak. Por kur një nënë qesh, thotë psikologe Als, imazhet me ultratinguj tregojnë se “fëmija kërcen në një lloj trampoline në vete”. “Është magjepsëse. Ka një ndërveprim të tillë midis nënës dhe fëmijës në të gjitha nivelet.”
Njohja e shijes së foshnjës
Studime të tjera, kanë zbuluar se foshnjat bëjnë fytyra më pak negative në përgjigje të erës së ushqimeve si hudhra – nëse nënat e tyre kanë ngrënë ushqim gjatë shtatzënisë, tregon biopsikologja Julie Mennella nga Filadelfia.
Teoria e biopsikologës Mennela, është se fetuset formojnë kujtime të shijeve nga ekspozimi ndaj tyre në mitër.
“Gjatë tremujorit të fundit, një fetus gëlltit deri në një litër lëng amniotik në ditë,” thekson ajo.
Lëngu rrjedh mbi receptorët e nuhatjes në hundët e tyre dhe sythat e shijes në gojën e tyre dhe mund të veprojë si një “urë shije” për qumështin e gjirit dhe më pas për ushqimin e tryezës.
Të dëgjoj!
Veshët e fetusit tuaj fillojnë të funksionojnë ndërsa ai është ende i mbështjellë fort në barkun tuaj.
Mes tjerash, veshët janë të zhvilluar mirë në rreth 20 javë të shtatzënisë, sipas Barbara Kisilevsky, profesoreshë në Universitetin Queen’s në Kingston.
Nga 26 ose 27 javë, fetuset reagojnë ndaj tingullit dhe dridhjeve të aplikuara në barkun e nënës.
“Ata do të lëvizin ose rrahjet e zemrës do të ndryshojnë”, thotë profesoreshë Kisilevsky.
Përveç kësaj, ata mësohen me pamjen zanore të mitrës – rrahjet e vazhdueshme të zemrës së mamasë, rrjedhjet e gjakut nëpër enët e saj të gjakut, gjëmimi i stomakut dhe, më e rëndësishmja, tonet e zërit të saj të filtruar nëpër inde, kocka dhe lëng.
Hulumtimet për foshnjat e porsalindura tregojnë se ata do të kthejnë kokën kur dëgjojnë zërin e nënës së tyre më shpesh sesa kur dëgjojnë zërin e një gruaje të huaj, thotë Kisilevsky. /Gazeta Shneta/