Plot një muaj me gëzimin tuaj të parë.
E në këtë periudhë bebi juaj fillon krijimin e strategjisë së gjumit e të vazhdojë aplikimin e shenjave për të treguar se ka nevojë për ushqimin e tij shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.
Në këtë periudhë, bebi juaj arrin zhvillimin e disa prej aftësive:
Shprehjet e fytyrës
Edhe pse shumë herët për të shfaqur tingujt e parë, spontanisht, bebi juaj arrin të transmetojë gjendjen e tij përmes shprehjeve të fytyrës. Këto konsiderohen të jenë shtrëngimi i buzëvë, ngritja e vetullave dhe rrudhja e ballit.
Njohja e aromës
Që nga kontakti i parë, lëkurë-me-lëkurë që nëna dhe foshnja e bëjnë për herë të parë, bebi juaj do t’a identifikojë aromën tuaj.
Reagim ndaj zhurmave të forta
Bebi juaj reagon ndaj zhurmave të forta duke e shfaqur përmes të qajturit. Kjo pasi bebi juaj fillon të dëgjoj më mirë, dhe madje tingujt i ka mjaft të njohur.
Reflekset
Kjo periudhë konsiderohet të jetë koha kur bebi juaj shfaq reflekse, si të befasimit, thithjes apo edhe kapjes.
Shikimi
Bebet në këtë periudhë janë të afta që të shikojnë figura që janë bardhë e zi. E po që figurat e tilla janë të mirëseardhura kur janë të vendosura afër fytyrës së tij. /Gazeta Shneta/