Takohen krerët e odave dhe sindikatës, paralajmërohen veprime sindikale ndaj heshtjes së qeverisë
Krerët e odave të profesionistëve shëndetësorë janë takuar sot me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë ku kanë diskutuar për kërkesat e tyre për qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime se brenda këtij takimi është folur për ndërmarrjen e veprimeve sindikale për shkak të heshtjes së qeverisë karshi kërkesave të tyre.
Gazeta ka kontaktuar me kryetarin e Odës së Mjekëve dr. Pleurat Sejdiu, por ai nuk ka pranuar të flas për këtë takim, e as të tregojë se çfarë veprime do të ndërmirren. /Gazeta Shneta/