Ekspertët thonë se shmangia e prekjes së fytyrës tuaj mund të ndihmojë në shuarjen e përhapjes së koronavirusit. Por, si t’i keni duar e zëna të fëmijëve për të ndaluar ata që të prekin fytyrën e tyre?
“Largoji gishtat nga hunda” është një frazë që prindërit në gjithë botën u thonë fëmijëve të tyre. Një foshnje është e zakonshme që të fut në hundë gishtat e tyre. Por, me mundësinë e përhapjes së koronavirusit është më e rëndësishme se kurrë që fëmijët të luftojnë kundër kërkesave të tyre për të prekur fytyrën, transmeton Gazeta Shneta.
Mbani një pallomë në duar
Sigurohuni që fëmiu juaj nuk ka asgjë në hundë, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur kontaktin e lëkurës gjatë kohërave të sëmundjes. Ata duhet të pastrojnë shpesh duart e tyre në mënyrë që të kenë duart e pastra.
Jepuni atyre të bëjnë diçka me duart e tyre
Sigurohuni që fëmijët kanë çfarë të bëjnë me duart e tyre. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur duart e zëna dhe larg nga fytyrat dhe gojët e tyre.
Mbajini flokët larg nga fytyra e tyre
Flokët që bien në fytyrë gudullisin fytyrat e fëmijëve dhe janë një shkak kryesor për prekjen e fytyrës. Nxitja për të larguar flokët nga fytyra mund të jetë shkas që fëmijët të prekin fytyrat e tyre.
Rrini larg njerëzve të sëmurë
Mund të duket e qartë, por gjithmonë përpiquni të qëndroni të paktën gjashtë metra larg nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë. Me pak përkushtim shtesë për higjienën dhe pak më shumë vetëdije se ku po vendosim fëmijët, mund t’i mbajmë ata të sigurt, jo vetëm nga COVID-19 por nga gripi dhe ftohja e zakonshme.
Ljami i mirë është që virusi lahet me sapun dhe ujë, kështu që thjesht t’i mbani duart tuaja të pastra është një linjë e shkëlqyeshme e mbrojtjes. /GazetaShneta/