Çiftet që hasin vështirësi në konceptimin e një fëmije janë gati të provojnë shumë metoda, mjekësore apo popullore vetëm për të realizuar me sukses dëshirën për t’u bërë prindër.
Një metodë alternative që mesa duket ka rezultuar e suksesshme është përdorimi i një tamponi vaginal. Kjo metodë ka dhënë rezultate pozitive në disa raste, por ende nuk është vërtetuar si një metodë zyrtare mjekësore për të ngelur shtatzënë.
A është efektiv përdorimi i tamponit?
Megjithatë, mjekët shpjegojnë se mënyra sesi vepron tamponi është e tillë: ai siguron qëndrimin e spermës në vend, afër hyrjes së mitrës. Çiftet që përdorin metoda artificiale mund të përdorin gjithashtu tamponin.
Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU
Si funksionon metoda e tamponit?
Sipas gjinekologëve, në çdo ejakulacion ka miliona spermatozoidë që notojnë. Një tampon lejon që spermatozoidët të lëvizin vetëm në një drejtim që është drejtimi i vezës. Pasi veza të jetë fekonduar, qelizat vazhdojnë të ndahen duke krijuar një embrion, i cili përfundimisht udhëton në mitër ku ndodh implantimi”.
Sa duhet mbajtur tamponi?
Mjekët këshillojnë që të mos e mbani atë për më shumë se 12 orë, pasi në të kundërt mund të ndryshojë pehashi vaginal dhe mund të shkaktohen infkesione të ndryshme.
Shumë gra kanë ndarë eksperiencat e tyre të suksesshme të përdorimit të tamponit, ndërsa mjekët thonë se këto eksperienca mund të jenë sa të rastësishme aq edhe efektive. /pernenat