Një analizë përfundimtare e provës klinike të fazës së tretë të vaksinës së koronavirusit të Pfizer dhe BioNTech, tregon se ishte 95% efektive në parandalimin e infeksioneve madje edhe tek të moshuarit dhe nuk shkaktoi shqetësime serioze të sigurisë, tha kompania këtë të mërkurë.
Kompania numëroi 170 raste të infektimit me koronavirus midis vullnetarëve që morën pjesë në hulumtim, shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas të dhëanve, 162 infeksione ishin te njerëzit që morën placebo, ndërsa tetë raste ishin te pjesëmarrësit që morën vaksinën aktuale. Kjo funksionon në një efikasitet prej 95%, tha kompania amerikane Pfizer.
“Efikasiteti ishte i qëndrueshëm ndërmjet moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek personat mbi 65 vjeç ishte mbi 94%,” thanë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në një deklaratë të përbashkët.
“Kishte 10 raste të rënda të Covid-19 të vëzhguara në provë, me nëntë nga rastet që ndodhin në grupin e placebo dhe një në grupin e vaksinuar BNT162b2”.
* BNT162b2 është emri eksperimental për vaksinën.
Një grup i pavarur ka mbikëqyrur rezultatet dhe efektet anësore.
“Deri më sot, Komiteti i Monitorimit të të Dhënave për studimin nuk ka raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në lidhje me vaksinën” thanë kompanitë. /Gazeta Shneta/