“Rritu Shëndetshëm”: Nuk ka lëngje 100%, të gjitha kanë ngjyrë dhe sheqer të tepruar!
Edhe pse në tërë botën, që në vegjëli, mësohet që uji është gjëja ma e shëndetshme për organizëm, prapë një gjë e tillë nuk aplikohet. Madje, edhe pse pothuajse për çdo vizitë mjekësore thuhet se duhet me përdorë sa më shumë fruta, prapë as kjo gjë nuk aplikohet.
E duke mos i përdorë gjërat e freskëta, ka rritje të dukshme të viruseve, por edhe të problemeve themelore shëndetësore.
Ky problem është bërë edhe ma i madh atëherë kur në treg dolën lëngjet e frutave. Zakonisht edhe pse në përmbajtjen e tyre thuhet se është një përqindje më e madhe e frutave se e ujit e sheqerit, kjo gjë është demantuar plot herë nga mjekë të ndryshëm.
Përdorimi i ngjyrës industriale për me i dhënë shije dhe ngjyrë lëngjeve që njihen si të frutave ka marrë hov të madh në industritë prodhuese.
Madje, sipas Leonora Javorit, nga organizata “Rritu Shëndetshëm”, kompanitë edhe pse shpeshherë deklarojnë se lëngjet janë 100%, ato manipulojnë t’u hedhë po këtë përbërës, pra ngjyrë industriale. Madje, Javori, ka treguar se cilat lëngje e përmbajnë ma shumë këtë ngjyrë.
https://youtu.be/0_99oTMcky4