Një nënë e cila ka fëmijë binjak, ka bërë një postim duke paralajmëruar prindërit e tjerë për rrezikun që mund t’iu ndodhë atyre.
“Kam shumë miq që kanë fëmijë binjak, ose fëmijë të moshës së binjakëve të mij dhe dua të shpërndajë diçka shumë të frikshme me ta.
Sot e vendosa djalin Caleb në shtratin e tij për gjumë. Pas disa minutash shkova ta kontrolloja dhe në këtë moment mbeta e shokuar”, shkruan nëna, transmeton Gazeta Shneta.
Djali ishte ngritur nga krevati dhe kishte kërcyer e kishte ngecur në mes krevatit të tij dhe atij të vëllait, Libby.
“Trupi i tij kishte mbetur në mes dhe varej nga koka dhe duart. Po të mos mbahej me gjithë energjinë e tij dhe krahët e vegjël, ai do të mund të mbetej i varur me kokë”, ka shtuar ajo.
Nëna e ka cilësuar si mjaft të frikshme këtë gjë, duke shtuar se shpeshherë bënë dush në kohën kur fëmijët flenë.
“Sikur të mos e kontrolloja sot, ai do të mbetej i varur në krevat. Kurrë nuk e kam menduar si rrezik këtë gjë, prandaj ju lutem ta merrni në konsiderim”, ka shkruar nëna. /Gazeta Shneta/