Stephanie Caceres kishte lindur binjakët e saj në rrethana traumatike, pasi burri i saj u qëllua për vdekje vetëm tri ditë para lindjes në shtëpinë e tyre në Florida.
27-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve tha se gjendja në të cilën gjendej me tre fëmijët që duhej të rriteshin pa babanë e tyre, po e vriste atë, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
“Më bie të dëgjoj shpesh se si fëmijët bëjnë gjëra me baballarët. Unë nuk mund të mendoj për këtë gjë, sepse fëmijët e mi janë të privuar”, shkroi Stephanie në facebook.
“Kjo duhet të jetë beteja më e vështirë që e kam pasur në jetë”, ka shtuar ajo.
Nëna tregon se si vajza e saj e parë, tashmë 1 vjeçe, nuk donte të kthehej në shtëpi pasi i kujtohej skena e vrasjes së babait.
Por sikur të mos mjaftonte, ndodhi e pamendueshmja.
Vetëm 12 ditë pas lindjes së binjakëve, në ditën e funeralit të babait e tyre, vdiq edhe nëna.
Ajo ishte prekur nga një infeksion i shkaktuar nga lindja cezariane dhe nuk mundi t’i mbijetoj.
“Stephanie luftoi me vdekjen për 10 ditë”, tha një familjare, Lina Niemczyk. /Gazeta Shneta/