Sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF) është një dukuri gjatë të cilës foshnja vdes për shkak se nuk ka fuqi t’i mbijetojë një zënie fryme momentale.
Foshnjës mund të ndodhë t’i pengohet frymëmarrja dhe pasi nuk është në gjendje të lëvizë apo të ndërrojë anën, si pasojë e muskujve ende të paformuar, ai/ajo nuk ka fuqi ta pengojë këtë gjendje.
Në vazhdim do t’ju japim disa këshilla se si mund ta parandaloni SVPF-në
Gjithmonë vendoseni fëmijën shtrirë në kurriz, qoftë për fjetje të natës, po ashtu edhe për dremitje të shkurtra të ditës.
Vendoseni fëmijën në një dyshek jo shumë të butë, ku ai mund të fundoset ose të rrotullohet. Pra, blini një krevat të sigurt për beben tuaj.
Hiqni lodrat e buta e të mbushura me pupla nga hapësira e fjetjes së fëmijës. Ato mund të depërtojnë dhe t’ia vështirësojnë frymëmarrjen foshnjës.
Sigurohuni që koka dhe fytyra e bebes të mos jenë të pambuluara gjatë gjumit.
Mos lejoni pirjen e duhanit rrotull bebes suaj, me asnjë kusht dhe pa asnjë përjashtim.
Mos lejoni që bebja juaj të qëndrojë në një ambient shumë të nxehtë gjatë gjumit.
Këshillohu me njerëzit tjerë më me përvojë, si kujdestarët e fëmijëve, gjyshërit dhe dadot, rreth rrezikut që paraqet SVPF.