Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, qysh kur u bënë prindër të Ansit të vogël, po e jetojnë raportin e tyre shumë më ndryshe.
Gjithçka në shtëpi rrotullohet rreth Ansit, ai është qendra e shtëpisë dhe e vëmendjes së të dyve.
Sinani dhe Andrra kanë folur për jetën e tyre të re brenda mureve të shtëpisë në një apartament 120 metër katrorë, në zonën e ish-Bllokut, në një intervistë për programin “Pasditja ime”, në RTSH. Sinani ka treguar se po mendojnë për një shtëpi edhe më të madhe.
Këngëtari ka pohuar se i ka ndërruar i pari pelenat të birit dhe se e bën herë pas here.
Ndërkohë të pyetur nëse do e bëjnë djalin me vëlla apo motër, Andrra ka pohuar direkt.
Por nga ana e tij Sinani është përgjigjur, “Ouu nuk e dija unë… por sigurisht nuk do e lëmë djalin vetëm”. /noa.al/