Të paktën 42 të infektuar me koroanvirus në Shqipëri, tre prej tyre po trajtohen në intensivë

2020-03-15 në ora 12:20

Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi Covid-19 në Shqipëri, nga 503 raste të testuara deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se tre prej të infektuarve po trajtohen në kujdesin intensiv, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Shneta.

“Në kujdesin intensiv po trajtohen tre pacientë, një 66 vjeçar, një 61 dhe një 50-vjeçar. Njëri prej tyre është në gjendje të rënduar”, ka deklaruar zv.ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkaq ajo ka treguar se 26 nga të infektuarit janë nga Tirana, 5 nga Durrësi, nga 2 në Lushnjë dhe Elbasan, në Fier 5 dhe 2 në Rogozhinë. Nga numri total i të sëmurëve, 17 po trajtohen në spitale. /Gazeta Shneta/