Shtatzënia mbetet ende një mister pavarësisht dijeve të shumta shkencore për të.
Shtatzania është një proçes emocional po aq sa fizik. Pra vetëm nga dijet që kemi për qelizat dhe gjenet nuk do të thotë se e kuptojmë të gjithë procesin, shkruan Per Nenat, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht kësaj është një numër i madh mitesh folklorike rreth shtatzanisë të cilat praktikohen në masë. Por, me ndihmën e zbulimeve të reja shkencore është bërë e mundur përgënjeshtrimi i disa prej këtyre miteve që shkaktojnë stres dhe ankth te prindërit e rinj.
Këtu janë disa koncepte të gabuara rreth shtatzanisë për të cilat prindërit nuk duhet të shqetësohen:
Mosha e madhe e lindjes.
Një nga mitet më të mëdha të shtatzanisë është se lindja e një fëmije pas moshës 35 vjeçare bëhet shumë e rrezikshme. Ndërkohë është e vërtetë se rreziku është më i madh për ato që i kanë kaluar të 30-at, por rritja e rrezikut nuk është më e madhe se 2%.Kjo rritje nuk eshtë domëthënëse as statistikisht as praktikisht . Kërkime të reja zbulojnë gjithashtu që femrat që kanë kaluar të 30-at janë nëna me te mira .
Regjimi i shtratit
Ka disa shqetësime së fundmi lidhur me shtatzaninë, si tensioni i larte i gjakut apo diabeti të cilët mund ta shtyjnë një mjek të sygjeroj regjim shtrati për të gjithë pjesën e mbetur të shtatzanisë.Problemi ështe se një studim i vitit 2013 zbuloi se regjimi i shtratit mund të shkaktojë më shumë dëme se sa të ndihmojë.
Ndërkohë që qëndrimi shtrirë mund të përmirësojë rrjedhjen e gjakut në plaçentë, që është edhe arsyeja kryesore përse mjeku e sygjeron, nuk ka asnjë prove që tregon se regjimi i shtratit mund të ndalojë lindjen e parakohshme.Duke marrë parasysh stresin që shkaktohet nga ndjenja e izolimit mund ta rritet rreziku për një lindje të parakohshme.
Femrat shtatzanë nuk duhet të hanë peshk
Fjalët “popullore” thonë se ushqimet e detit janë të pasura me plumb, që mund të dëmtojnë zhvillimin e fetusit.Ndërkohë që kjo është e vërtetë për disa peshq grabitqarë si peshkaqeni apo peshku shpat, mishi i të cilëve ka një përmbajtje të lartë plumbi, por për peshkun ton, salmon, mustak apo dhe karkalecat rreziku është shumë i vogël. Peshku gjithashtu është i pasur me omega 3 që ndihmon në rritjen e membranës së qelizave nervore të fetusit.
Ekspertët rekomandojnë që peshku të konsumohet 2 herë në javë në sasi të vogla.
Kafeina duhet të shmanget
Shtatzania është vetë një proces i vështirë për tu përjetuar dhe pse duhet të vuani edhe pasojat e largimit nga kafeina. Deri më tani nuk ka asnjë studim i cili të sygjerojë se konsumimi i moderuar i kafeinës mund të dëmtojë fetusin.Duke pasur parasysh këtë ekspertët sygjerojnë limitimin e kafesë në një filxhan në ditë.
Parashikimi I gjinisë së bebes
Ka disa mite të çuditshme në qarkullim që mundohen të parashikojnë gjininë e bebit. Por pavarësisht nëse barku është i drejtuar lart apo poshtë, apo nëse nëna ka konsumuar ushqime për lindjen e djemve apo vajzave, prindërit duhet të presin minimalisht javën e 12 për të mësuar gjininë e fëmijës. /Gazeta Shneta/