Dy të prekurit nga koronavirusi në Shqipëri, babë e bir, kanë publikuar video ku shihen kushte të mjerueshme në dhomat e izolimit në Klinikën Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Babë e bir kanë telefonuar në redaksinë e Tv Ora dhe kanë treguar disa nga pamjet e dhomës ku po qëndrojnë të izoluar. Ata thonë se kushtet në dhomën e tyre janë skandaloze, teksa ambienti është tepër i ftohtë dhe ka mungesë të theksuar të shërbimit.
Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit. /Gazeta Shneta/