Nënat kanë një mundësi për të rritur depresionin dhe ankthin gjatë pandemisë, sipas disa hulumtimeve të realizuara.
Margie Davenport, një studiuese e shtatzanisë dhe ushtrimeve, shpjegoi se aktiviteti fizik gjatë shtatzanisë ose më pas është e lidhur me një ulje të konsiderueshme të rrezikut të zhvilimit të depresionit dhe simptomave depresive, transmeton Gazeta Shneta.
“Këto përfitime psikologjike rrezikohen kur aktiviteti fizik zvogëlohet. Të dish se në çfarë mase pandemia është duke ndikuar në aftësinë e kësaj popullate për të mbetur aktiv fizikisht dhe ndikimi i mëvonshëm në shëndetin mendor ndihmon të kuptojmë më mirë se çfarë mund të bëmë për të ndihmuar”, tha ajo.
Sipas një hulumtimi të realizuar 40.7 përqind e të anketuarve kishin treguar se kanë përjetuar depresion, krahasuar me 15 përqind para pandemisë, ndërsa ankthi i moderuar ishte 72 përqind të grave kundrejt 29 përqind para pandemisë.
64 përqind e grave në studim raporuan ulje të aktivitetit fizik me fillimin e masave të izolimit ndërsa 15 përqind u rriten dhe 21 përqind nuk kishin asnjë ndryshim në aktivitetin e tyre fizik.
Davenport tha se këto të dhëna sugjerojnë aktivitet fizik, i cili më parë është treguar se zvogëlon depresioni ndhe simptomat depresive në shtatzani.
Sipas saj, depresioni dhe ankthi mund të zvogëlohen përmes aktiviteteve fizike. /GazetaShneta/