Shkencëtarët kanë zbuluar se të bërit prind ngjason shumë me të rënit në dashuri.
Kjo rezulton ato ndjenjat e madhe të ndjeshmërisë, ankthit dhe mbrojtjes që filluan kur lindët fëmijën tuaj, të gjitha filluan në trurin tuaj dhe shtoheshin çdo herë e më shumë sa herë flisnit dhe lidheshit me fëmijën tuaj.
E përditshmja ‘The Atlantic’ përshkroi me hollësi shkencën neurologjike prapa ndjenjave të nënave, si dhe disa nga sjelljet tona të reja. Ata gjithashtu kanë identifikuar seksionin e saktë të trurit që llogarit gjithçka që përjetoni pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi gratë lindin, amigdala rritet. Kjo është pjesa e trurit që përpunon emocione si frika, ankthi dhe agresioni dhe gjithashtu ndihmon nënat e reja të bëhen tepër të ndjeshme ndaj nevojave të tyre. Mjafton vetëm të shikojnë fëmijën e tyre nënat e reja që ta aktivizojnë qendrën e shpërblimit të trurit të saj.
Rritja në këtë fushë të trurit është gjithashtu e thënë të tregojë për një zhvillim të sjelljeve të ngulitura tek mamatë e reja, të tilla si larja e duarve vazhdimisht ose kontrollimi i shenjave të frymëmarrjes së foshnjës. Amigdala është gjithashtu përgjegjëse për dëshirën e madhe që nënat ndjejnë për kujdesjen e fëmijëve të tyre në periudhën e paslindjes.
Aktiviteti në amigdala gjithashtu dukej se ishte arsyeja pse nënat reagojnë më me dashuri ndaj fotove të foshnjave të tyre, përkundër foshnjave në përgjithësi./Gazeta Shneta/