Fëmijët dhe të rinjtë shpesh raportojnë simptoma të vazhdueshme pas infeksionit SARS-CoV-2.
Në një analizë sistematike të studimeve të kontrolluara dhe të pakontrolluara, studiuesit gjetën simptoma të ngjashme tek ata që kishin rezultuar pozitivë dhe negativë për infeksionin SARS-CoV-2, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Fëmijët që kishin rezultuar pozitivë për SARS-CoV-2 kishin pak më shumë gjasa të kishin disa simptoma të vazhdueshme.
Studimi sugjeron se Covid-i i gjatë mund të jetë më pak i rrezikshëm për të rinjtë sesa mendohej më parë.
Njerëzit që shërohen nga COVID-19 shpesh raportojnë simptoma të vazhdueshme ose COVID-19 të gjatë.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), njerëzit mund të zhvillojnë gjendje post-COVID pas infeksionit SARS-CoV-2 edhe nëse nuk kanë simptoma të COVID-19.
Efektet afatgjata mund të përfshijnë lodhjen, simptomat kognitive dhe simptomat e frymëmarrjes.
Shumë të rritur raportojnë simptoma të gjata të COVID. Megjithatë, ka të dhëna kontradiktore në lidhje me ndikimin afatgjatë të infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët.
Shumica e fëmijëve dhe të rinjve, janë ose asimptomatikë ose kanë simptoma më të buta të COVID-19 sesa të rriturit.
Një grup studiuesish në Mbretërinë e Bashkuar, kanë përfunduar një analizë sistematike të literaturës mbi COVID-in e gjatë në grupin e fëmijëve dhe të rinjëve.
Studimi, i cili shfaqet në Journal of Infection, synonte të sqaronte nëse simptomat e vazhdueshme tek të rinjtë janë për shkak të infeksionit SARS-CoV-2 ose presioneve të jetesës në një pandemi.
Dr. Christopher Coleman, asistent profesor i imunologjisë së infeksionit në Universitetin e Nottingham, MB, tha për Medical News Today se:
“Kjo është një pjesë e rëndësishme e hulumtimit, pasi përpiqet të bashkojë të gjitha studimet në këtë fushë – të cilat duhet të japin një përfundim më të mirë sesa studime të vogla.”
“Gjetjet tona sugjerojnë se simptomat e vazhdueshme shfaqen në fëmijët dhe të rinjtë pas infeksionit SARS-CoV-2, por prevalenca është shumë më e ulët se sa sugjerohej fillimisht nga shumë studime të pakontrolluara me cilësi të ulët që nga fillimi i pandemisë.” /Gazeta Shneta/