Studimet e fundit kanë zbuluar se dhënia e fëmijës tuaj shumë gjëra për të luajtur me të mund të rezultojë në të kundërtën e efektit të dëshiruar, ata në të vërtetë mund të jenë më pak të lumtur.
Studiuesit për zhvillimin e fëmijëve, thonë se kur fëmijët kanë shumë lodra ata fillojnë të luajnë më pak, transmeton Gazeta Shneta.
Kur fëmijët marrin shumë lodra ata bëhen më të vetmuar dhe mund të shkakojnë një lloj mbingarkese joproduktive.
Në një studim në Universitetin e Oksfordit, u zbulua se suksesi akademik i fëmijëve është i lidhur me mjedisin e tyre shtëpiak dhe përfshirjen e prindërve në aktivitetet e tyre.
Fëmijët të cilët kishin pak lodra dhe pa pajisje elektronike, por kishin prindër që kalonin më shumë kohë me ta, përformuan më mirë në shkollë dhe në shumë fusha të zhvillimit emocional dhe shoqëror./GazetaShneta/