Të ushqyerit me gji mbron shëndetin e grave

2017-03-02 në ora 09:19

Një studim i ri i publikuar, ka konstatuar se e zvogëlon rrezikun që gratë të preken nga sëmundjet kardiovaskulare më vonë gjatë jetës, shkruan gazeta amerikane New York Times.

Studiuesit kanë ekzaminuar 846 gra që nga viti 1985. Pas 20 vjetësh, ata kanë përdorur teknikën ultrazë që të matin trashësinë e arterieve të tyre – faktorë kyç në rrezikun e të sëmurit nga zemra.

Pas kontrollimit të shumë faktorëve, përfshirë racën dhe presionin e gjakut, moshën dhe nivelet e kolesterolit, ata kanë zbuluar se sa më pak të ketë ushqyer me gji një grua, aq më të trasha i ka arteriet karotide.

Shtatzënia e bën sistemin kardiovaskular që të punojë me vështirësi, duke e rritur kështu rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, dhe autorët sugjerojnë që gratë t’i ushqejnë foshnjat sa më shumë më gji, që të ruajnë edhe shëndetin e vet edhe të fëmijës.