Mirësevini në javën e 28’të të shtatzënisë dhe javën e parë të tremujorit të tretë dhe të fundit.
“Vetëm 12 javë të tjera ju ndajnë deri në takimin e foshnjes suaj”
Nëna: Në javën e 28’të të shtatzënisë, pesha e shoqëruar me hormonet tuaja mund të jetë duke u forcuar me dhimbjet e shpinës shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta..
Në të njëjtën kohë, foshnja juaj është gjithnjë në rritje dhe mund të bëj presion më shumë se zakonisht mbi nervin tuaj shiatik, nervin më të madh në trupin tuaj.
Efektet e tjera anësore jo aq të këndshme që vazhdojnë të vijnë në tremujorin e tretë përfshijnë dhimbjet e barkut, kapsllëk dhe pagjumësi.
Foshnja: Qepallat e foshnjës mund të hapen dhe të mbyllen. Kordoni i kërthizës, i cili është duke u rritur që nga java e 5-të, më në fund ka arritur gjatësinë e tij kulmore./GazetaShneta/