Ne të gjithë e dijmë se sa kërkues mund të jetë fëmija juaj kur duhet të shkojë në shtrat.
Përderisa nuk është gjithmonë e lehtë ta çosh fëmijën tuaj në shtrat herët gjatë gjithë kohës, vazhdimisht sugjerohet se vendosja e fëmijëve tuaj në shtrat më herët është e dobishme për shëndetin e tyre fizik dhe emocional, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt, rreth 30% e fëmijëve nën moshën 11 vjeçare marrin më pak gjumë çdo natë sesa rekomandohet. Një studim i Growing Up në Australi monitoroi mijëra familje nga 2004 çdo dy vjet.
Studiuesit vëzhguan 5.000 fëmijë midis moshës 0 dhe 12 muajshe, pastaj një grup të dytë me 5.000 fëmijëd midis moshës katër dhe pesë vjeç.
Ata zbuluan se fëmijët që flinin më herët në gjumë kishin një cilësi të shëndetshme të jetës. Për më tepër, nënat e tyre ishin gjithashtu mendërisht dhe fizikisht më të shëndetshme.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit zbulon se fëmijët kanë nevojë për kaq orë gjumë:
Të porsalindurit (0-3muaj) rekomandohet të kenë 14 deri në 17 orë, me jo më pak se 11 orë.
Foshnjat (4-11 muaj) rekomandohet të kenë 12 deri në 15 orë, me jo më pak se 10 orë.
Fëmijët (1-2 vjet) rekomandohet të kenë 11 deri në 14 orë, me jo më pak se 9 orë.
Parashkollorët (3-5 vjeç) rekomandohet të kenë 10 deri në 13 orë, me jo më pak se 8 orë.
Fëmijët e moshave shkolore (6-13 vjeç) rekomandohet të kenë 9 deri në 11 orë, jo më pak se 7 orë.
Adoledhentët (14-17 vjeç) rekomandohet të kenë 7 deri në 9 orë, jo më pak se7 orë. /GazetaShneta/