Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të vjellat gjatë shtatzënisë: Kur kjo gjendje mund të cilësohet si e rrezikshme për nënën dhe foshnjën

Këshilla për shtatzëna 07/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Krahas mungesës së menstruacioneve, gratë në mbarë botën e kuptojnë se të përzierat dhe të vjellat lidhen me ditët e para të shtatzënisë. `

Të përzierat dhe të vjellat zakonisht përjetohen nga gratë shtatzëna, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), afërsisht 90% e grave shtatzëna raportojnë se ndjejnë të përziera gjatë shtatzënisë së tyre.

Deri në 30% e këtyre grave përjetojnë vetëm të përziera, dhe mbi 50% vuajnë nga të përziera dhe të vjella.

Normalisht, fillimi i të përzierave të lidhura me shtatzëninë ndodh rreth javës 5-6 të shtatzënisë dhe lehtësohet ky problem në javën e 20-të të shtatzënisë.

Vetëm 3% e grave raportojnë të përziera dhe të vjella në tremujorin e tretë.

Shkaqet e të përzierave dhe të vjellave të lidhura me shtatzëninë

Megjithëse shkaqet e të përzierave të shtatzënisë në tremujorin e parë janë të panjohura, ekzistojnë disa teori të vlefshme.

Estrogjeni i referohet një grupi hormonesh, të cilat ndikojnë si në fiziologjinë mashkullore ashtu edhe në atë femërore. Estradioli, poashtu është një lloj hormoni estrogjeni.

Nivelet e estradiolit rriten në fillim të shtatzënisë dhe bien më vonë gjatë shtatzënisë. Kjo rritje dhe rënie e estradiolit shpesh pasqyrohet në modelin tipik të të përzierave dhe të vjellave.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Për më tepër, duke qenë se të përzierat dhe të vjellat janë efekte anësore të njohura të medikamenteve që përmbajnë estrogjen, mendohet se nivelet e estradiolit mund të jenë shkaku kryesor i kësaj simptome të zakonshme të shtatzënisë.

Kur të shqetësoheni

Disa gra vuajnë nga të vjella të rënda gjatë shtatzënisë të njohura si hiperemesis gravidarum.

Në varësi të burimit, 0,3-3% e grave përjetojnë hiperemesis gravidarum gjatë shtatzënisë me një dukuri më të madhe në vendet perëndimore.

Gratë që vuajnë nga hiperemesis gravidarum përjetojnë nauze dhe të vjella të pakontrollueshme, të cilat çojnë në komplikime të tjera, të tilla si dehidratim, trupa ketonikë në urinë (ketonuria) dhe/ose nivele anormalisht të larta të trupave ketonikë në gjak (ketonemia).

Disa simptoma të hiperemesis gravidarum:

– Të vjella të tepërta.

– Dehidratim.

– Gojë e thatë.

– Ulje e prodhimit të urinës.

– Urina me ngjyrë të errët.

– Çrregullime të gjumit.

– Nervozizmi.

Këshilla për të lehtësuar të përzierat dhe të vjellat

Trajtimi fillestar fillon me ndërhyrje jo farmakologjike.

Pas konsultimit me mjekun tuaj, gratë zbulojnë se thjesht kalimi i vitaminës së tyre prenatale në një kapsulë vetëm me acid folik ofron lehtësim të madh.

Xhenxhefili është një bar natyral i cili gjatë historisë ka dëshmuar se lehtëson dhimbjet e stomakut, të përzierat, refluksin dhe të vjellat. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAktakuzë ndaj mjekut në QKUK, ngarkohet se ia mori një personi mbi 9 mijë euro
Artikulli i rradhës Tetë këshilla për të reduktuar dhimbjen e shpinës nga ushqyerja me gji

Ju sugjerojmë

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Sa shpejt mund të mbeteni shtatzënë pasi të keni lindur një fëmijë

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.