Nënat, të cilat janë në pritjen e tyre të ëmbël, mund të përjetojnë hyperemesis gravidarum (HG) e cila është një formë e rëndë e sëmundjes së mëngjesit që rritë shanset për depresion, si gjatë dhe pas shtatzënisë.
Hulumtimet e shumta kanë treguar se HG ndikon te nënat si në aspektin emocional ashtu edhe atë fizik shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas studimit të fundit, pothuajse 50 përqind e nënave që kishin HG vuanin nga depresioni gjatë shtatzënisë dhe gati 30 përqind vazhduan të kishin simptoma të depresionit edhe pas lindjes.
Krahasuar me gratë që nuk kishin HG gjatë shtatzënisë së tyre, ato kanë përjetuar tetë herë më shumë simptoma të depresionit gjatë shtatzënisë dhe katër herë më shumë simptoma të depresionit pas lindjes.
Nga këto rezultate arrihet në përfundim se gratë që përballen me HG kërkojnë kujdes shëndetësor si në aspektin fizik ashtu edhe psiqik – gjatë dhe pas shtatzënisë./GazetaShneta/