Një studim ka zbuluar se nëse vuani nga sëmundja e shtatzanisë ka të ngjarë të keni një fëmijë, IQ i të cilit është më i lartë se moshatarët e tij.
Kjo do të thotë që fëmija juaj do të jetë më i mprehtë dhe më inteligjent se fëmijët e tjerë në të njejtën moshë. Zakonisht, shumë nëna shqetësohen se sëmundja e tyre po rrënon shumë lëndë ushqyese që merr fëmjia, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, ato shqetësohen se po ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të foshnjës. Sidoqoftë, studimet tregojnë se nauzet dhe të vjellat në shtatzani nuk janë të dëmshme dhe në fakt mund të përmirësojnë në mënyrë të favorshme zhvillimin mendor afatgjatë të fëmijëve.
Por, ende nuk është i qartë se cili është shkaku i të vjellurave tek gratë shtatzëna. Mirëpo është shumë e zakonsme në pritje të nënave, veçanërisht gjatë tremujorit të parë. /GazetaShneta/