Shkencëtarët prej kohësh janë munduar të dëshmojnë benefitet që sjell procesi i të zgjuarit herët në mëngjes.
Studimi i fundit i botuar në JAMA Psychiatry, ku pjesëmarrës ishin 840 mijë njerëz, zbuloi se grupi që flinin më herët dhe zgjoheshin më herët kishin shanse për të përjetuar nivele më të ulëta të depresionit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Para këtij studimi, ne e dinim se kishte një korrelacion mes kohës së gjumit te njerëzit dhe rrezikut të tyre për depresion”, thotë për VeryWell, autori i studimit Iyas Daghlas.
Sipas Daghlas, ka prova për të dëshmuar shkakun dhe pasojën.
Ndërlidhja mes depresionit dhe të qenurit i hershëm
Daghlas thotë se egzistojnë prova të reja që tregojnë se problemet e gjumit rrisin rrezikun e zhvillimit të depresionit.
“Njerëzit që kanë depresion kanë tendencë të kenë probleme me gjumin”.
Përveç kësaj, hulumtimi sugjeron se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjatë ditës ndikon në disponimin tuaj.
Disa prej elementeve që ndikojnë në higjienën e gjumit tuaj janë:
-Shkoni në shtrat në të njejtën kohë dhe ngrihuni në të njejtën kohë në mëngjes;
-Sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e qetë, e errët dhe relaksuese;
-Largoni pajisjet elektronike nga dhoma e gjumit;
-Shmangni kafeinën, alkoolin, vaktet e ushqimit para gjumit./GazetaShneta/