Sipas një studimi të bërë nga Nils Skajaa, BSc në Departamentin e Epidemiologjisë Klinike, Danimarkë, rezulton se gratë shtatëzëna me migrenë kanë më shpesh komplikime në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen e tyre sesa gratë që nuk vuajnë nga migrena.
Pavarësisht nga fakti se gratë shtatzëna që vuajnë nga migrena zbulojnë se gjatë kësaj periudhe ato përjetojnë nje numër më te vogël dhimbjesh , mirëpo migrenat janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut dhe munden të shkaktojnë aborte apo lindjet e parakohshme shkruan Sciencedaily, transmeton GazetaShneta.
Foshnjat e sapolindura, nënat e të cilëve vuajnë nga migrena gjatë shtatzënisë gjithashtu kanë një rrezik në rritje të tilla si shqetësimi i frymëmarrjes dhe ngritjes së temperaturës.
Hulumtuesit gjithashtu kanë përdorur të dhëna nga regjistrat e shëndetësis daneze për të nxjerrë përfundimin se ilaçet e migrenës mundësisht parandalojnë disa nga ndërlikimet.
Mirëpo ,rezultatet duhet të interpretohen me kujdes, siç shpjegon Nils Skaja :
“Studimi nuk ishte i përpunuar në mënyrë specifike, megjithatë tregojmë se rreziku i komplikimeve në përgjithësi ishte më i ulët për gratë shtatzëna me migrenë që morën medikamente krahasuar me gratë shtatëzëna me migrenë që nuk ishin trajtuar. Mjekimi nuk është shkaku i komplikimeve, por vetë migrena”
Migrena është relativisht e zakonshme dhe prek dy herë më shumë vajza se meshkuj./Gazeta Shneta/