“Tommy” është një nga gjashtë robotët e rinj që ndihmojnë mjekët dhe infermierët të kujdesen për pacientët me koronavirus në Spitalin Circolo në Varese, një qytet në rajonin verior të Lombardisë që është epiqendra e shpërthimit në Itali.
“Është si të kesh një infermiere tjetër pa probleme të lidhura me infeksionin,” tha doktori Francesco Dentali, drejtor i kujdesit intensiv në spital shkruan This-Is-Italy.
Robotët e përmasave të fëmijëve me “sy të mëdhenj të ndezur” futen në dhoma dhe lihen afër shtratit të një pacienti në mënyrë që mjekët të kujdesen për të tjerët që janë në kushte më serioze përcjell Gazeta Shneta.
Ata monitorojnë parametrat nga pajisjet në dhomë, duke i përcjellë ato në stafin e spitalit.
Robotët kanë fytyra me ekran me prekje që lejojnë pacientët të dërgojnë mesazhe te mjekët.
Më e rëndësishmja, Tommy dhe shokët e tij të teknologjisë së lartë lejojnë që spitali të kufizojë numrin e kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientët, duke zvogëluar kështu rrezikun e infeksionit.
Më shumë se 4,000 punonjës shëndetësorë italianë kanë kontraktuar virusin duke i trajtuar viktimat në Itali dhe 66 mjekë kanë vdekur. /Gazeta Shneta/