Temperaturat sot deri në 14 gradë

2017-03-15 në ora 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja”, bën të ditur IHMK.