Bazuar në të dhënat e fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 30 përqind e foshnjeve në Shtetet e Bashkuara lindin përmes lindjes cezariane.
Roli i terapisë fizike në shërimin më të shpejtë nga lindja cezariane është studiuar më parë, por periudha kohore e shqyrtuar ka tendencë të jetë vetëm ditët ose javët e para pas lindjes shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Hulumtimi nga Universiteti i Misurit, i botuar në Journal of Women’s Health Physical Therapy, zbuloi se terapia fizike është një nga çelësi kryesor i shërimit nga lindja cezariane.
“Një terapist fizik mund t’ju ndihmojë të lëvizni në mënyrë të sigurt dhe efikase, ndërsa filloni procesin e rimëkëmbjes”, tha Samantha Spencer.
Është e rëndësishme që të filloni lëvizjen që të ndiheni të aftë pas lindjes.
“Frymëmarrja diafragmatike dhe aktivizimi i muskujve mund të jenë një nga mënyrat më të thjeshta për të marrë veten pas lindjes”, shtoi Spencer.
Spencer rekomandon që të filloni të ecni ngadalë, megjithëse prerja mund të duket e shëruar pas dy apo tre javësh, ajo ende nuk është shëruar plotësisht.
Një program më tradicional të ushtrimeve, ajo rekomandon të filloni duke u konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj./GazetaShneta/