Terapia hormonale, rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe rreziku mbetet ende pas një kohe të gjatë pas menopauzës, tregon një hulumtim i zhvilluar së fundmi.
Terapia hormonale, llogaritët si njëra nga fajtorët kryesor për kancerin e gjirit pas pirjes së duhanit.
Mosha mesatare për menopauzë në SHBA është 51 vjeç, me simptoma të zakonshme duke përfshirë ndezje të nxehta, lëkundje humori, humbje të dëshirës seksuale dhe thatësi vaginale. Rreth 12 milion gra përdorin terapinë hormonale për t’i luftuar simptomat.
Por, studimi i fundit tregon se 8.3% e grave që kanë marrë këto terapi për pesë vitet e ardhshme kanë pasur kancer të gjirit. Pasi gratë ndaluan përdorimin e terapisë hormonale, rretiku i shtuar ra.
Gjinekologët sugjerojnë që terapia hormonale të përdoret në kohë sa më të shkurtë që është e mundur./GazetaShneta/