I plotësuar 16:13: Tërmeti në Shqipëri: Shkon në 16 numri i të vdekurve, vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
Tërmeti në Shqipëri ka lënë të vdekur 16 të vdekur dhe sipas raportimeve ky numër mund të rritet ende.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar ende nga institucionet e Shqipërisë të cilat po ndihmohen edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Mediat shqiptare kanë raportuar se mbi 40 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave, ndërsa qindra persona tjerë janë lënduar nga tërmeti.
_______________________
I plotësuar: Tërmeti në Shqipëri: Konfirmohet viktima e 13-të, mes tyre edhe fëmijë
Është thelluar tragjedia në Shqipëri si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 13. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur.
Vajza është viktima e pestë që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga Durrësi dhe Kurbini.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5.
28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona./Top Channel
_________________________
I plotësuar: Tërmeti në Shqipëri: Shkon në 9 numri i viktimave, qindra të lënduar
Të paktën nëntë persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka ndodhur në Shqipëri në mëngjesin e sotëm.
Top Channel raporton se dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit. Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur.
Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person humbi jetën pasi ra nga ballkoni teksa vijonin lëkundjet.
Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e pasuan me magnitudë deri në 5.4. /Gazeta Shneta/
_________________________
Tërmeti 6.3 ballësh që goditur Shqipërinë ka shkaktuar viktima dhe shumë të lënduar.
Mediat në Shqipëri raportojnë për të vdekur dhe deri më tani është bërë e ditur se janë gjetur shtatë persona pa shenja jete.
Operacionet për kërkim-shpëtimin e njerëzve janë duke vazhduar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Gjendja më e rëndë është në Durrës, Thumana dhe Kurbini ku ka ndodhur edhe epiqendra e tërmetit.
Dridhjet e forta që kanë ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit janë ndier edhe në Kosovë dhe shumë qytetarë kanë dal jashtë shtëpive dhe banesave të tyre me frikën se tërmeti do të përsëritet. /Gazeta Shneta/