Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka reaguar ndaj lëkundjeve të tërmetit që goditi Tiranën gjatë mbrëmjes së sotme.
Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se nga tërmeti janë shkaktuar disa dëme të lehta në Bashkinë e Klosit.
Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha bashkitë në vend.
Reagimi i Peleshit:
Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit./ Vizion Plus