Studiuesit zhvilluan një test të ri për të diagnostikuar encefalomielitin mialgjik, i njohur më mirë si sindroma e lodhjes kronike.
Encefalomieliti mialgjik është një sëmundje kronike komplekse që prek deri në 2.5 milion amerikanë, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Shumë bartës të gjatë COVID-19, po përjetojnë sëmundje të ngjashme me encefalomietilin mialgjik.
Studiuesit kanë zhvilluar një test të ri për të diagnostikuar encefalomielitin mialgjik, i njohur gjithashtu si sindroma e lodhjes kronike.
Testi dallohet si mjeti i parë i suksesshëm diagnostikues molekular, një zhvillim që pritej prej shumë ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Ky mjet i ri hap mundësinë e diferencimit midis rasteve të lehta dhe të rënda të sindromës kronike të lodhjes.
Encefalomielti mialgjik, është një çrregullim kompleks i karakterizuar nga lodhje ekstreme që zgjatë të paktën gjashtë muaj dhe që nuk mund të shpjegohet plotësisht nga një gjendje themelore mjekësore. Lodhja përkeqësohet me aktivitetin fizik ose mendor por nuk përmirësohet duke pushuar.
Rezultatet nga studimi i nëntorit gjithashtu mund të lejojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor të parashikojnë potencialisht se si pacientët do të përgjigjen ndaj barnave të caktuara, të cilat mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë trajtimin më të personalizuar (dhe shpresojmë më efektiv) në të ardhmen.
Gjetjet e këtij punimi u botuan në revistën ‘Scientific Reports’. /Gazeta Shneta/