Gjinekologia e njohur Prof. Dr. Syheda Latifi-Hoxha, në një bisedë për Gazetën Shneta ka treguar për rëndësinë e testeve në shtatzëni, si dhe një rast interesant të një çifti të cilët kishin vënë bast për gjininë e bebës të cilën e zbuloi Testi Nifty
Një çift i ri të dashuruar dhe të lumtur për pritjen e ëmbël, vendosën bast për gjininë e bebës në javët e hershme. Ata nuk u duruan të presin gjatë dhe vendosën të bëjnë Testin Nifty për të kuptuar gjininë dhe gjendjen shëndetësore të bebes.
Rastin e ka treguar gjinekologia e njohur Prof. Dr. Syheda Latifi-Hoxha. Ajo thotë se gjinia e bebes doli të ishte djalë, por me rëndësi ishte që testi tregoi se fryti po rritej mirë dhe pa ndonjë problem shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
Profesoresha Syheda thotë se zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë mjekësore ka bërë të mundur që nënat shtatzëna të informohen herët për gjendjen shëndetësore të frytit të tyre.
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
“Duke e transformuar botën e analizave prenatale gjatë shtatzënisë, Testi Nifty që do të thotë ‘non invasive trisomy test’, siguron ekzaminime për pjesën më të madhe për trisomitë më të zakonshme në lindje, sikurse testimi për gjininë, aneuploiditë e kromozomeve seksuale dhe humbjes së pjesshme kromozomale-delecioneve”, shpjegon gjinekologia.
Për më thjesht ajo thotë se Testi Nifty zbulon praninë ose mungesën e anomalive tek foshnjat në mitër. Ajo shpjegon tutje se testi kryhet me marrjen e një sasie të vogël të gjakut të nënës, prandaj nuk ekziston asnjë rrezik minimal as për nënën dhe as për foshnjën.
“Nifty është një test i thjesht, i sigurt dhe shumë i saktë prenatal i cili zbulon rrezikun për shfaqjen e trisomisë së kromozomeve 21, 18 dhe 13 me saktësi mbi 99 për qind. Nifty poashtu zbulon mundësinë e shfaqjes së aneuploidive të kromozomeve seksuale, trisomive 9, 16 dhe 22, sindromat e delecioneve/duplikacioneve”, ka bërë të ditur doktoresha.
Tutje mjekja thotë se gratë shtatzëna mund ta bëjnë këtë test nga java e 10-të. Mjekja sugjeron që testin ta bëjnë ato gra shtatzëna mbi 35-vjeçare, nëse kanë pasur histori familjare me çrregullime kromozomale ose nëse ka ndonjë dyshime gjatë vizitave rutinore. Përndryshe testin Nifty mund ta bëjnë të gjitha gratë nëse duan të informohen më shumë.
“Është për t’u theksuar që edhe shtatzënat e reja, pa faktor rreziku, e kërkojnë testin Nifty për t’i hequr brengat e tyre gjatë shtatzënisë”, ka treguar gjinekologia Latifi-Hoxha. /Gazeta Shneta/