Një test shtatzënie përpiqet të përcaktojë nëse një grua është shtatëzënë. Shenjat që tregojnë shtatzëninë gjenden në urinë dhe në gjak, dhe testet e shtatzënisë kërkojnë marrjen e mostrave të një prej këtyre substancave.
Testet e hershme të shtatzënisë tani mund të merren disa ditë përpara se periodat tuaja të jenë, por sa më herët që bëni testin, aq më pak e besueshme është rezultati.
Numri i ditëve ndryshon sipas testit të shtatzënisë. Testet më të hershme pretendojnë të jenë të besueshme deri në 5 ditë para periodave tuaja, transmeton Gazeta Shneta.
Testet e shtatzënisë në urinë do të jenë pozitive vetëm kur keni HCG të mjaftueshëm në gjak. Shumica e testeve mbi shtatzëninë në shtëpi nuk do të tregojnë se jeni shtatëzënë derisa cikli menstrual të mos vijë.
Testimi para kësaj shpesh do të japë një rezultat të pasaktë. Niveli i HCG është më e lartë nëse urina juaj është më e koncentruar./Gazeta Shneta/