Një testim i gjakut që realizohet në 12 javët e para të shtatzënisë mund të tregoj për rrezikun e abortit spontan apo të lindjes së parakohshme, kanë treguar studimet e para.
Mjekët amerikan besojnë që kanë gjetur molekulat në gjak të cilat lidhen me komplikimet e lindjes, disa muaj para se të shfaqen simptomat e para.
Këto të gjetura mund të ndihmojnë mjekët që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar lindjet e parakohshme.
Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar që këto të dhëna ende nuk janë të sakta dhe se studimi është në fazat fillestare.
Përmes këtij testimi të gjakut analizohen molekulat e quajtura microRNA, të cilat gjendet në qelizat e gjakut në shtratin e placentës – membranë e trashë që kufizon mitrën gjatë shtatzënisë.