10 rastet e dyshuara me koronavirus sot kanë rezultuar negativ në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Instituti ka njoftuar se nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta me virusin SARS-Cov-2 dhe të gjitha kanë dal negative, shkruan Gazeta Shneta.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 12 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për njëmbëdhjetë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe u morrën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.
“Me datë 12.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar njëmbëdhjetë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Nga data 01.02.2020 deri me 12.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 5.045 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 2.488, Vërmicë 1.456, Jarinje 374, Dheu i Bardhë 80, Hani i Elezit 77, Kullë 55, Qafë Morinë 30, Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e Instituti. /Gazeta Shneta/