Tetë këshilla për të përshpejtuar ardhjen e kohës së shtatzënisë

2017-05-18 në ora 09:25

Ndoshta në këtë moment shumë çifte janë duke ëndërruar një fëmijë që duket se nuk po vjen pavarësisht dëshirës së tyre të madhe.

Duhet të theksojmë se është shumë e rëndësishme që ju të mos i lidhni të gjitha mendimet tuaja me këtë, armiku më i madh i ardhjes së shtatzanisë është pikërisht ankthi dhe stresi.

Krahas metodave mjekësore, ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë që mund të përshpejtojnë ardhjen e një shtatzanie.

8 mënyrat më të mira

Evitoni përdorimin e alkoolit. Ju mund të konsumoni në rastet më të rralla vetëm një gotë verë, pra shumë rrallë.

Kujdes me kafeinën. Për të bërë të mundur realizimin e dëshirës tuaj duhet ta pini në mënyrë shumë të moderuar, ose më mirë akoma ta evitoni totalisht.

Reduktoni në maksimum bukën, orizin dhe makaronat e bardha. Këto duhet të zëvendësohen nga ato integrale, të cilat janë më të ushqyeshme dhe rrisin shanset për një shtatzani.

Konsumoni fruta dhe perime. Le të jenë me ngjyrë të kuqe, jeshile, të verdhë. Sa më e fortë të jetë ngjyra aq më e mirë do të jetë fruta për shtatzaninë që po kërkoni (karrota, brokoli, lakra, spinaqi, rukola, portokalli, qitroja, mandarinat etj).

Konsumoni peshk. Është shumë i pasur me yndyrna të mira (omega 3). Peshku më i mirë është trofta dhe sardelet, pasi janë më pak të pasura me mërkur.

Rrisni sasinë e hekurit në dietën tuaj. Edhe bebi juaj do të ketë shumë nevojë për këtë mineral të ç

Kujdes me djathërat, bulmeti jo i pasterizuar si edhe mishi. Këto mund të përmbajnë një bakter të quajtur Listeria dhe mund të provokohet shfaqja e një infeksioni. Duhet t’i zieni mirë këto ushqime para se t’i konsumoni.

Merrni vitamina të përziera. Këto janë vitaminat e posaçme prenatale dhe do t’jua përshkruajë mjeku në një recetë.

Qëndroni sa më të qeta! Mendoni sa më pozitivisht. Kjo do ta përshpejtojë edhe më shumë kohën e ardhjes së bebit. /pernenat