Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 10 pacientë ku tetë prej tyre janë pozitiv me Covid-19.
Nga 8 pacientët me Covid 19: 4 raste janë në gjendje stabile dhe 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19)”.
“Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive. /Gazeta Shneta/