Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se tetë pacientë të infektuar me Covid dhe 30 post-Covid janë duke marrë trajtim në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm, 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Shneta/