Duhet vetëm një ngjarje sado e vogël të ndodhë në jetën tuaj dhe ju të filloni një fazë të re në jetën tuaj.
Duke filluar nga diplomimi, martesa dhe normalisht fëmijët. Me rastin e këtyre të fundit, njerëzit gjithmonë përmendin se sa ndryshon jeta e tyre, por përse askush nuk e ngre zërin kur bëhet teze apo hallë?
Më poshtë ndiqni rrëfimin e një gruaje që bëhet teze për herë të parë dhe gëzimin që përjetoi, transmeton Gazeta Shneta.
‘Kur zbulova se do të bëhesha teze, isha në ndjenja shumë të forta. Më dukej si një pritje në përjetësi, më në fund motra do të sillte në jetë foshnjën e saj. Unë isha duke u lutur që të ishte një vajzë, dhe ëndrrat e mia u realizuan, ajo do të bënte një vajzë të vogël.
Kur pashë që ajo lindi, dukej si një ngarkesë e madhe u hoq nga krahët e mi, unë isha shumë e lutmur për beben time, por gëzimi se do të bëhesha teze ishte me të vërtetë i veçantë. Nuk ka asgjë më të bukur se të kthehesh nga puna dhe të shohësh që ajo të pret me buzëqeshje.
Si është e mundur që një fëmijë të marrë gjithë ndjenjat e tua, është një ndër mrekullitë e kësaj bote. Ajo ka ndryshuar jetën time për të mirë dhe ajo vazhdon të jetë frymëzimi im i madh dhe që pa të nuk mund të bëjë asgjë’./Gazeta Shneta/