Presidenti Hashim Thaçi i ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Thaçi konsideron se gratë janë simbol i qytetërimit, zhvillimit e përjetësisë në çdo vend.
“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”, ka shkruar ai në facebook. /Gazeta Shneta/