Presidenti Hashim Thaçi ka dal sonte në një konferencë për media ku ka komentuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Thaçi ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, respektivisht nenet për të drejtat dhe liritë themelore.
Ai ka deklaruar se kufizimi i lëvizjes së lirë mund të bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila shpallet me vendim të Kuvendit. Thaçi ka deklaruar se do të kundërshtojë secilin institucion që merr një vendim të tillë, përveç Kuvendit.
Kujtojmë se sot mediat kanë raportuar se Qeveria ka marr vendim për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, por kryeministri Albin Kurti ende nuk ka dal me asnjë deklaratë zyrtare. /Gazeta Shneta/