Sipas një njoftimit të bërë në rrjetin social në facebook, është kuptuar në lidhje me themelimin e një shoqate të re të ashtuquajturën “ Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës (SHOIK), transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi zyrtar është komunikuar kështu:
Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës (SHOIK) u themelua për të krijuar një komunitet kombëtar për infermierët e sallave operative me qëllim të ndarjes së praktikave më të mira për pacientët që i nënshtrohen operacionit.
SHOIK është shoqatë e pavarur, jofitimprurëse, e cila me aktivitetet e saj do të mbështet zhvillimin profesional të antarëve të saj, duke i lidhur me burimet e vlefshme të karrierës dhe praktikës profesionale, edukimin e vazhdueshëm dhe një komunitet të afërt të infermierëve e sallave operative. /Gazeta Shneta /