Të gjithë pajtohemi me faktin se thuajse të gjitha femrat dëshirojnë t’i lyejn thonjët e tyre. Megjithatë, shumica nga këto nuk e din sa i rrezikshëm është llaku i thonjëve, për shkak të përbërësve kemikal që ka, të cilët shkaktojnë dëme të mëdha brenda jashtë trupit tonë.
Bazuar në një studim të ri mjekësor, llaqet më të popullarizuara në botë përmbajnë një numër të madh kimikalesh dhe toksinash që shkaktojnë çrregullime hormonale dhe probleme të tjera shëndetësore. Ky studim është fokusuar në 20 femra, të cilat lyejnë thonjtë rregullisht me disa nga këto brende të llakut për thonj.
Rezultatet kanë shfaqur se të gjitha brendet kanë rezultuar pozitive në Trifenilfosfati, edhe pas 10 orësh që është aplikuar në thonj, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim tjetër ka testuar 10 brende të tjera të llaqeve, dhe janë gjetur po të njejtin rezultat, edhe pse ai nuk përmendet fare në paketimin e produktit në fjalë.
Kjo është shqetësuese për arsyen se kjo substancë shkakton probleme në sistemin endokrin të trupit.
Trifenilfosfati është një përbërës kemikal që mund të çrregulloj sistemin endokrin dhe hormonet, duke ndikuar edhe në metabolizëm dhe sistemin reproduktiv, gjithashtu. Ky përbërës është më se i dëmshëm për femrat të cilat lyejnë thonjtë rregullisht, gjë që shkakton rritje të kësaj substance çdo herë e më të madhe në organizëm, duke shkatërruar trupin përbrenda dal nga dal.
Tolueni në anën tjetër është substancë kimike që njihet si parandalues i zhvillimit të mirëfilltë të fëmijës gjatë shtatzënisë dhe shkaktar i irritimit të lëkurës njëkohësisht.
Formaldehidi është një lloj substance kancerogjene, e cila mund të tretet në ujë dhe ajër. Ekspozimi ndaj saj shkakton simptome si astma, inflamacioni, dhe shkurtimi i frymëmarrjes, por jo vetëm kaq. Kjo substancë është tejet e dëmshme përkatësisht për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Për t’u larguar nga këto substanca kimike dhe toksina, mund të përdorni alternativat natyrale për lyerjen e thonjve:
Acquarella*
Acquarella është tërësisht natyrale dhe iu ofron 50 lloje të ndryshme të ngjyrave për thonjë. Përbërës kryesor ka ujin dhe përmbanë formaldehyde, toluene, dhe triphenylphosphate.
Honeybee gardens*
Edhe ky llak thonjësh është me përbërës natyral dhe nuk ka as edhe një përbërës kemikal apo toksik.
SpaRitual*
Ky është një brend vegan për thonj pa materie toksike brenda. /Gazeta Shneta/